HISTORIKU.Provo falas 30 ditë

Targa ndërrohet, vetura mbetet: pse ka rëndësi VIN-i

Një veturë mund të ketë sot targa të Kosovës dhe dje targa gjermane. Mund ta ketë blerë dikush tjetër. Por shasia dhe historiku i servisit janë po ato. Çelësi është numri i shasisë.

Targa nuk është vetura

Targat ndërrohen më shpesh se sa mendojmë: vetura e importuar merr targa të reja kur regjistrohet në Kosovë, vetura e mërgimtarit vjen me targa të huaja, dhe targa mund të ndërrohet edhe më vonë. Nëse historiku është i lidhur me targën, në çastin e ndërrimit ai “zhduket”.

VIN-i nuk ndërrohet

VIN-i është numri i shasisë: 17 shkronja dhe shifra që i jep prodhuesi. Zakonisht e gjen poshtë xhamit të përparmë, në etiketën te shtylla e derës së shoferit dhe në lejen e qarkullimit. Nuk ndërrohet kur ndërrohet targa ose pronari.

Prandaj VIN-i është mënyra më e sigurt për të thënë “kjo është e njëjta veturë”. Çdo veturë ka VIN-in e vet.

Kur vjen vetura me targë të re

Mos krijo veturë të re. Gjeje veturën ekzistuese, ndërroja targën dhe historiku mbetet aty ku është. Targa e vjetër ruhet si e mëparshme, që ta gjesh veturën me të dyja.

Në Historiku vetura ka gjithmonë një targë aktuale dhe historikun e targave. Ndërrimi i targës nuk e prek historikun e servisit.

Kur ndërrohet pronari

Edhe kur vetura shitet, historiku i saj mbetet te ti. Por të dhënat personale të pronarit të vjetër nuk i shfaqen pronarit të ri: ai sheh çfarë i është bërë veturës, jo kush e kishte dhe as sa ka paguar ai.

Nëse i kishe dërguar pronarit të vjetër një lidhje për historikun e veturës, ajo mbyllet vetë në çastin kur ndërrohet pronari.

Shkruaje VIN-in që herën e parë

Kur e regjistron veturën, shkruaje VIN-in nëse e ke afër. Nuk është i detyrueshëm dhe mund ta shtosh më vonë. Por me VIN, kur e njëjta veturë vjen përsëri, Historiku të tregon se e ke tashmë, në vend që të krijosh një veturë të dyfishtë.

Historiku e mban historikun te vetura, jo te targa. Provoje 30 ditë falas, pa kartë.